Sikur ta kishin parë vdekjen me sy: Publikohen pamje nga zhveshtorja e Barçës pasi u poshtërua 4-0 nga Liverpooli

Fansat e futbollit do ta kenë mundësinë t’i shohin reagimet e lojtarëve të Barcelonës, pas humbjes poshtëruese 4-0 nga Liverpooli në Champions League, edicionin e kaluar. Blaugranët po publikojnë një dokumentar me titullin “Ndeshja”, ku ofrohen pamje nga prapaskenat e ndeshjeve kyçe nga edicioni i kaluar, raporton Periskopi. Dhe një prej episodave, e shtata saktësisht, […]
Fansat e futbollit do ta kenë mundësinë t’i shohin reagimet e lojtarëve të Barcelonës, pas humbjes poshtëruese 4-0 nga Liverpooli në Champions League, edicionin e kaluar.
Blaugranët po publikojnë një dokumentar me titullin “Ndeshja”, ku ofrohen pamje nga prapaskenat e ndeshjeve kyçe nga edicioni i kaluar, raporton Periskopi.
Dhe një prej episodave, e shtata saktësisht, sipas “Marca”, titullohet “stuhia 18-ditore” dhe eksploron atë natë në “Anfield”.

Skuadra e Ernesto Valverdes pati një avantazh prej 3-0 nga ndeshja e parë, por u shokua nga rikthimi sensacional i Liverpoolit.
Tani, janë publikuar pamje nga fytyrat e lojtarëve të Barcelonës në zhveshtore pas ndeshjes.
Asnjë fjalë nuk flitet gjatë klipit 45 sekondësh. Heshtja mbizotëron gjithandej. /Periskopi.com/
Liverpool vs. Barcelona – the aftermath.? pic.twitter.com/Vdf37FaIy0
— Kloppholic (@Kloppholic) November 29, 2019












