Shqiponja e penduar: Për vetëm 1 vit, Granit Xhaka i humb 10 milionë euro (Foto)

Granit Xhaka po kalon momentet më të këqija në karrierën e tij si futbollist. Xhaka bëri gjeste të turpshme ndaj tifozëve të tij, e humbi respektin e klubit, shiritin e kapitenit dhe vendin në formacionin startues. Por, problemet për të kishin nisur shumë moti. Ishte vera e vitit 2016, Zvicra luante kundër Serbisë në Euro2016 […]
Ishte vera e vitit 2016, Zvicra luante kundër Serbisë në Euro2016 që zhvillohej në Rusi. Dhe, ndeshja u bë dramatike e drithëruese, politike e patriotike. Ishte Xhaka me anë të një goditjeje bombë dhe me shqiponjën e bërë me duar që gëzoi shqiptarët anë e mbanë globit.
Madje, tifozët shqiptarë kishin marrë mundin t’ia paguanin gjobën e UEFA-s yllit zviceran me origjinë shqiptare, edhe pse ai ishte multi-milioner ndërsa shqiptarët ishin ndër kombet më të varfra në Evropë, raportonte asokohe Periskopi.
Por, Granit Xhaka hyri në gjynah me gjithë këta tifozë kur tha se ishte penduar për gjestin që na bëri krenarë dhe që nuk do ta përsëriste kurrë më. Kësisoj mori nofkën “Shqiponja e penduar”.
Pendimi në fjalë i solli fat tmerrësisht të keq. Paraqitjet e tij për Arsenalin shkuan nga keq në më keq, e pastaj në s’ka ku shkon më keq.
Granit Xhaka vazhdon të mbetet një lojtar i vlefshëm, por vlera e tij ka rënë ndjeshëm që nga viti i kaluar.
Para një viti, kapiteni i Zvicrës vlente pesëdhjetë milionë euro, ndërsa para pesë muajsh vlente 45. Tash, ai vlen katërdhjetë dhe vlera pritet t’i ulet edhe më shumë pas largimit nga Londra në muajin janar.
Sidoqoftë, Xhaka mbetet lojtari më i mirë zviceran në botë, lojtari i 12 më i mirë në pozitën e tij dhe lojtari i shtatë më i mirë te Arsenali. /Periskopi














