Shqipëria të hakmirret për Kosovën, mund ta ketë përballë atë që na shkaktoi shumë vuajtje

Shqipëria deri në muajin shtator 2020 nuk do të ketë asnjë ndeshje zyrtare tashmë. Kombëtarja “kuqezi” tashmë është hedhur në sulm për të gjetur kundërshtar për datat e lira nga FIFA, që do të jenë në mars. E kundërshtar i Shqipërisë mund të jetë kombëtarja e Çekisë. Lajmi është konfirmuar nga presidenti i Federatës Çeke […]
Shqipëria deri në muajin shtator 2020 nuk do të ketë asnjë ndeshje zyrtare tashmë.
Kombëtarja “kuqezi” tashmë është hedhur në sulm për të gjetur kundërshtar për datat e lira nga FIFA, që do të jenë në mars.
E kundërshtar i Shqipërisë mund të jetë kombëtarja e Çekisë.
Lajmi është konfirmuar nga presidenti i Federatës Çeke të Futbollit, Martin Malík.
“Kemi disa variante. Bëhet fjalë për Kosta Rikën dhe Amerikën. Por është e mundur që të luajmë diku më afër. Ne kemi një ftesë nga Shqiëria e cila nuk ka luajtur historikisht me ne. Do të jetë më e qartë brenda disa javësh”, ka thënë Malik.
Çekia, kishte qenë në grup me Kosovën në kualifikime të fundit, ku në Prishtinë ishte mposhtur 2:1, ndërsa me po të njëjtin rezultat kishte fituar takimin final në Plzen.












