Shqipëria dhe Kosova njëzëri do ta adresojnë gjenocidin serb

Shqipëria dhe Kosova njëzëri do ta adresojnë gjenocidin serb

Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti sot Ambasadorin e Kosovës, Nait Hasani, me rastin e fillimit të misionit të tij në Shqipëri. Ministri Cakaj e uroi Ambasadorin Hasani për fillimin e detyrës së re dhe shumë të rëndësishme, si dhe shprehu nevojën për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes […]

Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti sot Ambasadorin e Kosovës, Nait Hasani, me rastin e fillimit të misionit të tij në Shqipëri.

Ministri Cakaj e uroi Ambasadorin Hasani për fillimin e detyrës së re dhe shumë të rëndësishme, si dhe shprehu nevojën për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë.

“Një takim shumë i hapur e përmbajtjesor me Ambasadorin e ri të Republikës së Kosovës në Shqipëri, z. Nait Hasani! Nënvizuam bashkarisht nevojën për krijimin e një momentumi të ri bashkëpunimi mes Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë! Thellimi i marrëdhënieve mes dy vendeve në drejtim të krijimit të një hapësire të unifikuar tregtare dhe një bashkësie të vetme doganore është e një rëndësie të posaçme strategjike dhe pragmatike. Do të punojmë ngushtësisht për të ngritur bashkëpunimin e dy shteteve që i përkasin një kombi në nivele krejtësisht të reja,” shprehet Cakaj.

Gjatë këtij takimi u theksua veçanërisht nevoja që Republika e Shqipërisë dhe Kosovës të veprojnë njëzëri për adresimin e krimeve të luftës, projekteve të spastrimit etnik dhe gjenocidit të kryer nga Serbia në Kosovë!

“Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë nënkupton edhe adresimin e krimeve sistematike të Serbisë ndaj popullit shqiptar në Kosovë. Si mbështetëse e pakushtëzuar e Republikës së Kosovës, Shqipëria nënvizon edhe domosdoshmërinë e parashtrimit të çështjes së dëmshpërblimeve të luftës nga ana e Serbisë. Ky proces duhet të përmbyllet me njohjen përfundimtare të Republikës së Kosovës nga Serbia si parakusht i drejtësisë historike dhe përparimit të rajonit,” deklaron Cakaj.

Një tjetër pikë diskutimi ishte dhe nevoja e bashkërendimit të veprimeve politike kundër përpjekjeve të Serbisë për tërheqjen e njohjeve ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.

Shqipëria do të intensifikojë angazhimin për mbështetjen e Republikës së Kosovës dhe fuqizimin e mëtejmë të saj në arenën ndërkombëtare! Puna e përbashkët ndër-shtetërore duhet të zhvillohet nën dritën e idealeve më larta kombëtare,” shprehet ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

 

Të ngjashme
Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin