Shqetësuese, rritet numri i moshave nën 18 vjeçare me diabet në Kosovë

Shqetësuese, rritet numri i moshave nën 18 vjeçare me diabet në Kosovë

Në Ditën Botërore të Diabetit e cila edhe në Kosovë është duke u shënuar me një sërë aktivitetesh, është thënë se kjo sëmundje është duke prekur numër të madh të njerëzve edhe në Kosovë. Madje kritike është sepse kjo sëmundje ka prekur vetëm këtë vit 38 persona që janë nën moshën 18 vjeçare e që […]

Në Ditën Botërore të Diabetit e cila edhe në Kosovë është duke u shënuar me një sërë aktivitetesh, është thënë se kjo sëmundje është duke prekur numër të madh të njerëzve edhe në Kosovë. Madje kritike është sepse kjo sëmundje ka prekur vetëm këtë vit 38 persona që janë nën moshën 18 vjeçare e që janë insulinmarrës.

Drejtori i Institutit Kombëtar për Shëndetësi, Naser Ramadani tha se diabeti është sëmundje që po nuk u trajtua me kohë mund të shkaktojë efekte negative në tërë organizmin e njeriut dhe shkurton jetëgjatësinë.

Sipas tij, në Kosovë janë të evidentuara që janë të varur nga insulina është 13,337, ku dominon gjinia femërore.

Ndërsa, sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi tha se është moment i mirë që përmes shënimi të kësaj dite të ngritet vetëdija për rrezikun nga kjo sëmundje.

Sipas tij, Ministria e Shëndetësisë ofron insulin falas për të gjithë të prekurit nga kjo sëmundje.

Sergey Koruak, shefi i zyrës së OBSh në Prishtinë diabeti është sëmundje serioze kronike jo ngjitëse dhe viteve te fundit po shihet rritja e të prekurve nga kjo sëmundje.

Erina Tafashiku, endokrinologe në Klinikën e Endokrinologjisë në QKUK, ka bërë të ditur se edhe në Kosovë vit pas viti ka shtim të pacientëve të prekur nga kjo sëmundje.

Sipas saj, gjatë vitit të kaluar në këtë klinikë janë hospitalizuar 612 persona me diabet tipi 2 prej të cilave 340 femra, 242 meshkuj.

Tafashiku tha se në bazë të statistikave të ambulancave specialiste vetëm bë muajin e kaluar janë trajtuar 623 pacientë.

Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Sahadete Hadri tha se është shqetësues fakti se në këtë vit janë evidentuar 38 raste të moshave nën 18 vjeçare që janë prekur nga kjo sëmundje dhe që janë insulinmarrës./KosovaPress/

 

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve