Shkupi merr vendim fantastik për t’i dalë në ndihmë të prekurve nga tërmeti

Shqipëria është tronditur pas tërmeteve të fuqishme në mëngjesin e së martës. Tërmeti më i madh ishte ai i orës 4 të mëngjesit, 6.4 ballë. Deri më tani janë konfirmuar më shumë se 10 viktima nga autoritetet shqiptare. E skuadra e Shkupit nesër do të luajë ndeshjen e xhiros së 16-të në elitën e futbollit […]
Tërmeti më i madh ishte ai i orës 4 të mëngjesit, 6.4 ballë.
Deri më tani janë konfirmuar më shumë se 10 viktima nga autoritetet shqiptare.
E skuadra e Shkupit nesër do të luajë ndeshjen e xhiros së 16-të në elitën e futbollit maqedonë ndaj Akademia Pandev.

Për këtë takim që zhvillohet në Çair, Shkupi ka vendosur që të gjitha të hyrat nga shitja e biletave të adresohen drejt Durrësit.
Njoftimi i plotë nga FC Shkupi:
Ekipi nesër në stadiumin e Çairit do të zhvillojë ndeshjen e xhiros së 16-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut kundër Akademia Pandevit, ndërsa për këtë takim kryesia e klubit kanë marrë vendim që paratë e tubuara nga shitja e biletave do të dorëzohen për ndihmë në qytetin e Durrësit të Shqipërisë.
Kjo iniciativë u morrë sot nga drejtuesit e klubit bardheblu, për tu solidarizuar dhe ndihmuar sado pak familjet e viktimave që humbën jetën në termetin e mëngjesit të sotëm në Durrës në të cilin humbën jetën 18 persona dhe shumë të tjerë u lënduan.
Një biletë për të shikuar ndeshjen FC Shkupi vs Akademia Pandev në stadiumin e Çairit kushton vetëm 100 denarë. Takimi nis në orën 13:00.












