Shkon në 40 numri i viktimave nga tërmeti, këta janë emrat

Shqiptarja.com ju sjell më poshtë listën e konfirmuar të 40 personave që humbën jetën si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë të martën. Viktimat më të shumta janë shënuar në Thumanë aty ku u shembën totalisht tre pallate. 21 jetë të humbura kryesisht familjarë me njëri-tjetrin. Ndërsa në Durrës janë 14 viktima. Dy […]
Shqiptarja.com ju sjell më poshtë listën e konfirmuar të 40 personave që humbën jetën si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë të martën.
Viktimat më të shumta janë shënuar në Thumanë aty ku u shembën totalisht tre pallate. 21 jetë të humbura kryesisht familjarë me njëri-tjetrin. Ndërsa në Durrës janë 14 viktima. Dy të rinj të tjerë, humbën jetën në Lezhë dhe në Kurbin, njëri u hodh nga ballkoni ndërsa tjetri u aksidentua me makinën që po e transportonte në spital pas dëmtimeve nga tërmeti.
Vijojnë të jenë nën rrënoja persona të tjerë për të cilat forcat e kërkim shpëtimin janë në një operacion të vështirë prej 26 nëntorit kur ra tërmeti 6.4 ballë në 03:54.
Nisur nga personat që vetë familjarët kanë identifikuar nën rrënoja, vijojnë të mos jenë nxjerrë ende 6 persona të konfirmuar, në Durrës.
Prej ditës së tërmetit të fortë e deri në vijim gazetarët e Report Televizion kanë ndjekur në terren të gjitha zhvillimet, duke përcjellë për publikun shqiptar jo vetëm pasojat e këtij tërmeti por edhe historitë njerëzore dhe jetët e këputura në mes në këtë tragjedi.
Në Durrës
- Amelia Lala 8 vjeç – Vila në Kënetë
- Sahadete Lala 79 vjeç – Vila tek Këneta (Gjyshja dhe mbesa)
- Diena Karanxha (Meçja) 30 vjeç Tek 6 katëshi Kryqi i Kuq
- Esiela Karanxha 8 vjeç (nënë e bijë)
- Bajram Hajdarmataj 54 vjeç (komisar) – Tek Kavalishenca Durrës
- Sadik Qato 85 vjeç
- Isa Abazi 32 vjeç
- Shemsedin Abazi 36 vjeç – vëllezër nga Kosova tek Hotel “Tropikal
- Flatar Zenelaj 64 vjeç
- Eviola Broshka 28 vjeç – Balerina tek hotel “MiraMare”
- Kristi Reçi – Studente e Mjekësisë
- Eduart Reçi – Babai
- Dolora Reçi – Nëna
- Klaus Reçi – vëllai (Pallati 6 katësh tek Kryqi i Kuq)
Në Thumanë
- Ariela Lala 4 vjeç
- Selvie Lala 77 vjeç (gjyshja me mbesën)
- Bukurie Leka 70 vjeç
- Hasan Albert Cara
- Almir Albert Cara
- Erisa Albert Cara 25-vjeçe (motër e vëllezër)
- Fatmira Cara (nëna e tyre)
- Stela Cara (e fejuara e Almir Carës)
- Anthi Cara – nusja e xhaxhait të Albert Carës (i mbijetuar)
- Sadajana Cara – mbesa e Anthit (Shpëtoi nëna e Sadajanës, Lindita Cara)
- Pëllumb Greku 57 vjeç
- Çelike Greku 57 vjeç
- Saimir Greku 31 vjeç (babai, nëna dhe djali)
- Kristjan Preçi, 26 vjeç, i sapodalë nga burgu
- Sardi Çuka 18 vjeç
- Fatmira Çuka 44 vjeç (nënë e bir)
- Hajrie Vata 65 vjeç
- Rolejt Vata 7 vjeç (gjyshja dhe nipi)
- Hajredin Çupi 66 vjeç
- Lutfie Çupi 55 vjeç
- Klement Çupi (Klevis) 34 vjeç (babai, nëna dhe djali) – Fejonin djalin tjetër ditën e tërmetit, Aleksi shpëtoi
- Kastriot Cakoni 46 vjeç
- Drita Cakoni 15 vjeç (Babë e bijë. E kërkonte daja me pasaportë në QSUT)
- Aderina Kabili 21 vjeçe (Shpëtoi nga tërmeti babai i saj Haxhi Kabili)
Lezhë
- Marjan Preçi 25 vjeç U dëmtua nga tërmeti dhe makina që po e çonte në spital doli nga rruga në Lezhë
Kurbin
40.Ersid Hoxholli 32 vjeç u hodh nga ballkoni gjatë tërmetit në Kurbin
Nën rrënoja
Durrës
5 anëtarë të një familje në një vilë 4 katëshe të shembur në Kënetë të Durrësit
Ilir Lala – (i paralizuar)
Binjakët Dionis dhe Dionisa Lala – 2 vjeç
Emilio Lala
Marjeta Lala
(U shpëtua nga rrënojat vetëm Ramë Lala 17 vjeç)
Pallati 6 katësh tek Kryqi i Kuq
Roza Meçja – nëna e Dienës që vdiq me vajzën 8 vjeçe nën rrënojë – Në pallatin 6 katësh pranë Kryqit të Kuq. /Shqiptarja/












