Shiko: Goli i Kosovës U19 kundër Rusisë është thjesht spektakolar – asistim dhe parabolë gjeniale

Kombëtarja U19 e Kosovës në futboll sot zhvilloi ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2020” në Uells kundër Rusisë. “Dardanët” e rinjë treguan paraqitje të mrekullueshme, duke barazuar 1-1, por shumë lehtë kanë mundur ta fitojnë ndeshjen pasi Albin Prapashtica goditi shtyllën në fund të takimit, shkruan Periskopi. Adonis Aliu shënoi golin e vetëm për […]
“Dardanët” e rinjë treguan paraqitje të mrekullueshme, duke barazuar 1-1, por shumë lehtë kanë mundur ta fitojnë ndeshjen pasi Albin Prapashtica goditi shtyllën në fund të takimit, shkruan Periskopi.
Adonis Aliu shënoi golin e vetëm për kosovarët në minutën e 11-të, pas një asistimi fantastik nga mesi i fushës.
Aliu u shërbye për mrekulli në zonë, por përfundimi i tij ishte edhe më brilant, duke paraboluar portierin kundërshtar.
Shikoni golin e Aliut në videon e mëposhtme nga minuta 16:20.
Përndryshe, pas këtij barazimi, Kosova renditet e treta në Grupin I me një pikë. /Periskopi.com/












