Sejdiu: Nuk është problem që luajmë si mysafir, kam besim të plotë tek djelmoshat tanë

Sejdiu: Nuk është problem që luajmë si mysafir, kam besim të plotë tek djelmoshat tanë

Sot është hedhur shorti, sa i përket çifteve në play-offin e Ligës së Kombeve, dhe vendin se ku do të zhvillohen finalet e kësaj gare. Kosova nuk pati faj, andaj të dy ndeshjet pritet ti luajë si mysafirë, pasi që finalja e Ligës D, aty ku gjendet Kosova do të luhet ose në Gjeorgji ose […]

Kosova nuk pati faj, andaj të dy ndeshjet pritet ti luajë si mysafirë, pasi që finalja e Ligës D, aty ku gjendet Kosova do të luhet ose në Gjeorgji ose në Bjellorusi.

Trajneri i mirënjohur kosovar, Gani Sejdiu për KosovaPress është shprehur se fakti se do ti luajmë dy ndeshjet si mysafir nuk është problem për djelmoshat tanë. Sipas tij nëse e kalojnë Maqedoninë e Veriut, tek Kosova do të rritej vetëbesimi edhe për finale.

“Nuk kemi pas fat ne short, por ne nuk duhet të preokupohemi me këtë fakt sepse edhe më herët e kemi ditur se takimin e parë do luajmë si mysafir me Maqedoninë e veriut, dhe ne duhet te përanditemi fillimisht për këtë takim, dhe ne rast se e kalojmë atëherë rritet vetëbesimi se edhe finalen mund ta kalojmë si mysafir”, tha fillimisht Sejdiu

Sejdiu tutje vazhdoi se është i bindur se Kosova ka cilësi në skuadër dhe mund ti kalojë këto kombëtare me të cilat do të përballet gjatë muajit mars të vitit të ardhshëm.

“Si përfundim ,këto takime janë vendimtare dhe si të tilla duhet përgatitur në mënyrë te veçantë dhe unë shpresojë se deri ne mars do të kthehen disa lojtare që kanë munguar kohët e fundit dhe te plotësohet grupi e pastaj unë jam i bindur se kemi kualitetin e duhur ti kalojmë këto ekipe. Por pavarësisht epilogut ne duhet të vazhdojmë te përkrahim dhe të falënderojmë ekipin tonë për të gjithë këtë sukses dhe emocione qe na ka dhuruar deri tash”, përfundoi Sejdiu.

Kosova do të luajë ndeshjen gjysmëfinale ndaj Maqedonisë së Veriut, ndërsa në rast kualifikimi të mundshëm në finale, Kosova do të ndeshej me fituesin e ndeshjes Gjeorgji – Bjellorusi.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova