Së paku 24 viktima nga rrëshqitjet e dheut në Kenia

Së paku 24 viktima nga rrëshqitjet e dheut në Kenia

Të paktën 24 njerëz janë raportuar të vdekur për shkak të rrëshqitjes së dheut që ndodhi pas motit të lig në rajonin e Pokotit Perëndimor në Kenia të Afrikës. Zyrtarët i njoftuan mediet lokale se trupat e pajetë të 12 personave, përfshirë shtatë fëmijë, u gjetën të shtunën. Rrëshqitjet e dheut që ndodhën në fshatrat […]

Zyrtarët i njoftuan mediet lokale se trupat e pajetë të 12 personave, përfshirë shtatë fëmijë, u gjetën të shtunën.

Rrëshqitjet e dheut që ndodhën në fshatrat Nyarkulian dhe Parua u shkaktuan nga reshjet e mëdha të shiut.

Autoritetet njoftuan se këto fshatra janë bllokuar nga vërshimet dhe rrugët e mbuluara nga uji dhe raportuan se të paktën një urë është shkatërruar.

Komisioneri i këtij rajoni, Apollo Okello, tha se disa njerëz mund të jenë bllokuar nën rrënoja dhe se përpjekjet për gjetjen e tyre po vështirësohen nga kushtet e motit të lig.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihen drunj, baltë dhe copëza ndërtesash të shpërndara në rrugë.

Ndihmë në këtë gjendje të vështirë ka ofruar edhe Kryqi i Kuq me seli në Kenia, i cili ka thënë se i ka aktivizuar ekipet e shpëtimit, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj