Rusia nuk kalon: Kosovarët e rinj të pakapërcyeshëm për rusët (Video)

Kombëtarja e Kosovës në futboll nën moshën 19 vjeçare po luan në Kardif të Uellsit përballë Rusisë. Pas 60 minutash lojë, rezultati është 1-1. Nën zhaurimën e veturave dhe nën bërtimat e Ramiz Krasniqit e vërshëllimat e bilbilit të referit, ndeshja po shkon drejt minutave të fundit. Ishte Adonis Aliu ai që shënoi golin hapës […]
Ishte Adonis Aliu ai që shënoi golin hapës të ndeshjes, por më pas rusët e rinj barazuan pas vetëm disa sekondash, raporton Periskopi.
E megjithatë, Rusia duket mjaft e kujdesshme dhe në lojë dhe deri tash nuk po arrin assesi të kapërcejë mbrojtjen fantastike dardane.
Për më tepër, Kosova po luan mjaft rrezikshëm edhe në fazën e sulmit. Nuk do të ishte befasi nëse do të shënonte edhe një gol tjetër për t’i dhënë gëzim të papërshkrueshëm Kosovës.
Ndeshjen mund ta shihni më poshtë./Periskopi












