Rritet vlera e Gabigol, pas dy golave në finale të Kupa Libertadores

Rritet vlera e Gabigol, pas dy golave në finale të Kupa Libertadores

Inter buzëqesh, pasi përveç triumfit në Torino, në të njëjtën mbrëmje, sulmuesi Gabriel Barbosa shënoi dy herë në portën e River Plate në finalen e Kupës së Libertadores, duke i dhënë trofeun skuadrës së Flamengos, ku është në huazim. Sulmuesi brazilian, që është në pronësi të Interit, por i huazuar te Flamengo, ishte padyshim heroi […]

Inter buzëqesh, pasi përveç triumfit në Torino, në të njëjtën mbrëmje, sulmuesi Gabriel Barbosa shënoi dy herë në portën e River Plate në finalen e Kupës së Libertadores, duke i dhënë trofeun skuadrës së Flamengos, ku është në huazim.

Sulmuesi brazilian, që është në pronësi të Interit, por i huazuar te Flamengo, ishte padyshim heroi i mbrëmjes dhe zuri faqet e para të kopertinave të mediave sportive në botë, ndërsa vlera e tij në merkato pritet të kalojë shifrën e 40 milionë eurove.

Zikaltrit blenë Gabigol në verën e 2016-ës përreth 32 milionë euro nga Santosi, por pas një sezoni në Milano, sulmuesi nuk u përshtat dot dhe u rikthye ne Brazil në huazim, fillimisht te Santros dhe më pas te Flamengo.

Këta të fundit nisën negociatat për blerjen përfundimtare të sulmuesit në Dhjetor të këtij viti, për shifrën e 22 milionë eurove, por natyrisht që pas mbrëmjes së djeshme, vështirë se Marotta e Ausilio do të pranojnë një shifër të atillë.

Për Gabigol kanë shfaqur interes edhe klube të tjera europiane si Valencia e Sevilla në Spanjë, por edhe Crystal Palace e West Ham në Premier League, të cilat pas mbrëmjes së djeshme mund të ofrojnë deri në 40 milionë euro.

Nëse zikaltrit do të arrijnë të arkëtojnë një shifër të tillë, do të bëjnë “bingo”, pasi kujtojmë që pas 3 sezonesh e gjysmë, vlera e Gabigol në bilanc nuk peshon më shumë se 10-12 milionë euro dhe plusvalenca në këtë rast do të ishte vërtetë e lartë.

Megjithatë vlen të theksohet se vetë sulmuesi brazilian ka theksuar vazhdimisht se dëshiron një rikthim në “San Siro” për të treguar se vlen, ndaj nuk përjashtohet mundësia që pas golave të mbrëmshëm në finale, Antonio Conte ta marrë për 6 muaj, që ta ndjekë nga afër.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova