‘Ronaldo nuk e ka kompletuar asnjë driblim në tri vitet e fundit’

Edicioni 2019/20 i Cristiano Ronaldos ende nuk e ka prekur atë intensitetin e duhur. Portugezi, i cili mbush 35-vjet në shkurt, ka pasur probleme me lëndime, gjë që rezultuan me formën e dobët të tij – vetëm pesë gola në 10 ndeshje të Serie A. Për një lojtar të kalibrit të tij, kjo statistikë thjesht […]
Portugezi, i cili mbush 35-vjet në shkurt, ka pasur probleme me lëndime, gjë që rezultuan me formën e dobët të tij – vetëm pesë gola në 10 ndeshje të Serie A.
Për një lojtar të kalibrit të tij, kjo statistikë thjesht nuk është e mirë sa duhet, shkruan Periskopi.

Maurizio Sarri mori vendimin e guximshëm ta zëvendësonte Ronaldon kundër Lokomotivës së Moskës në Champions League dhe tekniku italian veproi njejtë mbrëmë në shtëpi, kundër Milanit.
Dhe pas takimit, ish-trajneri i Juves, Fabioi Capello sulmoi portugezin duke thënë se ai nuk e ka dribluar askë në tri vite.
“E vërteta është se Cristiano Ronaldo ende nuk e ka dribluar askë për tri vite,” u shpreh trajneri legjendar italian.

“Brenda tij është një super-kampion, më i miri i të gjithëve, por tani është Dybala dhe Douglas Costa, i cili shënoi dy gola sensacionalë.
“Ata fitojnë ndeshje pa Ronaldon. Bravo Sarrit që e pati kurajon ta zëvendësonte, duhet të keni personalitet.” /Periskopi.com/












