Reagimi i Valon Berishës pas gabimit katastrofal sonte kundër Celticut do t’ua thyejë zemrën

Valon Berisha ishte fajtori kryesor pse Celticu sonte siguroi kualifikimin në fazën tjetër të Europa Leagues, pasi ia dhuroi një gol skocezëve derisa po luante për Lazion. Deri në minutën e 90-të, rezultati ishte 1-1 kur mesfushori i Kombëtares së Kosovës bëri një gabim trashanik në pasim në afërsi të mesfushës, rast nga i cili […]
Valon Berisha ishte fajtori kryesor pse Celticu sonte siguroi kualifikimin në fazën tjetër të Europa Leagues, pasi ia dhuroi një gol skocezëve derisa po luante për Lazion.
Deri në minutën e 90-të, rezultati ishte 1-1 kur mesfushori i Kombëtares së Kosovës bëri një gabim trashanik në pasim në afërsi të mesfushës, rast nga i cili përfituan mysafirët duke shënuar për 2-1, shkruan Periskopi.
Dhe tani faqja e Lazios ka njoftuar se Berisha e ka lëshuar fushën me lot në sy.
Kujtojmë se Berisha në këtë përballje u inkuadrua në intervalin e dytë, derisa Celticu tani prin në grup me 10 pikë, ndërsa Lazio ka vetëm tri pikë në vendin e tretë. /Periskopi.com/













