Reagimi brilant i Challandesit pasi sheh mesazhin rrëqethës të vogëlushit jashtë stadiumit

Kombëtarja e Kosovës pësoi një humbje tepër të dhimbshme 2-1 kundër Republikës së Çekisë, të enjten mbrëma në Pëllzen. Disfata i ka lënë të përlotur disa futbollistë “Dardanë”, përfshirë Mërgim Vojvodën i cili u ulë në fushë duke mbajtur fytyrën, jashtëzakonisht i zhgënjyer, shkruan Periskopi. E një fans i vogël e ka printuar foton nga […]
Disfata i ka lënë të përlotur disa futbollistë “Dardanë”, përfshirë Mërgim Vojvodën i cili u ulë në fushë duke mbajtur fytyrën, jashtëzakonisht i zhgënjyer, shkruan Periskopi.
E një fans i vogël e ka printuar foton nga momenti i trishtë dhe e ka vendosur në një poster me mesazhin: Kokën lart! Kemi për çka të mburreni. Krenar me ty Mërgim.


Vogëlushi po e mbante këtë poster në hyrje të stadiumit, derisa Bernard Challandes e pa nga afër dhe lëshoi një buzëqeshje brilante.
Shikoni më poshtë. Gjëra që ta ngrohin zemrën. /Periskopi.com/













