Qelizat e zemrës ndryshojnë në hapësirë, por çfarë ndodh kur kthehen në Tokë

Qelizat e zemrës ndryshojnë në hapësirë, por çfarë ndodh kur kthehen në Tokë

Ideja e fluturimit në hapësirë ​​mund të ndikojë që zemra të ndalojë së rrahuri për një moment, por udhëtimi përtej Tokës mund të ndryshojë qelizat e organit me të vërtetë. Qëndrimet e zgjatura në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) dhe gjasat që njerëzit të kalojnë periudha më të gjata në hapësirë, janë në rritje, andaj ekziston […]

Qëndrimet e zgjatura në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) dhe gjasat që njerëzit të kalojnë periudha më të gjata në hapësirë, janë në rritje, andaj ekziston nevoja për të kuptuar më mirë efektet e mikro-gravitetit në funksionin kardiak.

Një hulumtim i ri sugjeron që qelizat e muskujve të zemrës kanë aftësi të jashtëzakonshme për t’u përshtatur me mjedisin e tyre gjatë dhe pas fluturimit në hapësirë.

Shkencëtarët ekzaminuan funksionin kardiak të astronautëve në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, ku kishin qëndruar për pesë javë e gjysmë. Ata zbuluan se ekspozimi ndaj mikro-gravitetit ndryshoi ‘sjelljen’ e mijëra gjeneve, por ato u rikthyen në normalitet 10 ditë pas kthimit në Tokë, transmeton KosovaPress. “Studimi ynë është i ri, pasi është i pari që përdor qelizat burimore nga njerëzimi për të studiuar efektet e fluturimit hapësinor në funksionin e zemrës së njeriut”, thotë autori kryesor i studimit, Joseph Wu, nga Universiteti i Shkollës së Medicinës Stanford.

“Mikro-graviteti është një mjedis që nuk është kuptuar shumë mirë, për sa i përket efektit të tij të përgjithshëm në trupin e njeriut, dhe studime si ky mund të ndihmojnë të hedhim dritë mbi mënyrën se si qelizat e trupit sillen në hapësirë, veçanërisht kur të fillojnë misionet e gjata hapësinore në Hënë dhe Mars”, shton ai.

Deri më tani, shumica e studimeve mbi mënyrën sesi zemra reagon ndaj gravitetit janë kryer qoftë në modele jo njerëzore, qoftë në nivel indesh, organesh.

Qelizat e zemrës u vendosën brenda Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor për pesë javë e gjysmë para se të ktheheshin në Tokë për analiza. Kur u kthyen në planet, qelizat treguan strukturë dhe morfologji normale.

Sidoqoftë, ato u përshtatën duke modifikuar modelin e rrahjes dhe modelet e riciklimit të kalciumit.

Rezultatet treguan se 2,635 gjene kishin ndryshuar ‘sjelle’ ndërmjet mostrave të fluturimit, pas fluturimit dhe kontrollit tokësor. “Ne jemi të befasuar se sa shpejt qelizat e muskujve të zemrës së njeriut janë në gjendje të përshtaten me mjedisin në të cilin janë vendosur, përfshirë mikro-gravitetin. Këto studime mund të japin një pasqyrë të mekanizmave qelizorë nga të cilat mund të përfitojnë astronautët nga aspekti shëndetësor gjatë fluturimeve të gjata në hapësirë,” tha Jospeh Wu.

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve