Publikohet përmbledhje fascniuese nga stërvitja e parë e Mourinhos me Tottenhamin

Të martën pasdite, Mauricio Pochettino ishte ende trajner i Tottenhamit. Të mërkurën në mëngjes, Jose Mourinho mori drejtimin, raporton Periskopi. Të mërkurën në mesditë, “i veçanti” drejtoi stërvitjen e parë me klubin e ri. Çfarë 24 orë të çmendura. Pavarësisht nëse fansat e Spurs e pranojnë apo jo, shumica janë të ngazëllyer të shohin një […]
Të mërkurën në mëngjes, Jose Mourinho mori drejtimin, raporton Periskopi.
Të mërkurën në mesditë, “i veçanti” drejtoi stërvitjen e parë me klubin e ri.
Çfarë 24 orë të çmendura.
Pavarësisht nëse fansat e Spurs e pranojnë apo jo, shumica janë të ngazëllyer të shohin një fitues serik si Mourinho në drejtim të skuadrës.
Dhe duket se fansat rivalë janë të fascinuar.
Kjo pasi llogaria zyrtare e klubit në YouTube ka publikuar përmbledhjen e sesionit të parë stërvitor të Mourinhos dhe brenda 24 orëve ka marrë gati 3 milionë klikime.
Sesioni u duk tejet relaksues, me Mourinhon që u soll rrotull secilit lojtar për t’u prezantuar.












