Publikohen fanellat e veçanta të portierëve kosovarë për ndeshjen kundër Çekisë dhe Anglisë

Përveç fanellave të veçanta të lojtarëve të Kombëtares së Kosovës, kompania përgjegjëse për uniformat e “Dardanëve” ka njoftuar se do të ketë fanella të veçanta edhe për portierët, shkruan Periskopi. Kompania “Fourteen” ka publikuar pamje se si do të duken të epërmet e portierëve për dy ndeshjet e ardhshme. Ngjyrat e gjelbërt dhe ajo e […]
Përveç fanellave të veçanta të lojtarëve të Kombëtares së Kosovës, kompania përgjegjëse për uniformat e “Dardanëve” ka njoftuar se do të ketë fanella të veçanta edhe për portierët, shkruan Periskopi.
Kompania “Fourteen” ka publikuar pamje se si do të duken të epërmet e portierëve për dy ndeshjet e ardhshme.
Ngjyrat e gjelbërt dhe ajo e verdhë do të jenë për ndeshjen ndaj Republikës së Çekisë.
Ndërkohë, fanella me ngjyrë portokalli do të jetë për ndeshjen ndaj Anglisë. /Periskopi.com/












