Pse tifozi çek po e përkrah Kosovën para shtetit të tij

Pse tifozi çek po e përkrah Kosovën para shtetit të tij

Përveç shumë kosovarëve, në mesin e tifozëve që do të synojnë ta bëjnë ndonjë fotografi me ndonjë futbollist të Kombëtares së Kosovës apo të marrin autografe nga ta do të jetë edhe një çek. Çekia dhe Kosova do të përballjen sonte në betejën në “Doosan Arena” në 20:45, për ëndrrën e kualifikimit në Kampionatin Evropian […]

Çekia dhe Kosova do të përballjen sonte në betejën në “Doosan Arena” në 20:45, për ëndrrën e kualifikimit në Kampionatin Evropian 2020. Përderisa Çekia synon ta fitojë këtë ndeshje për ta siguruar një vend në EURO, Kosova duhet ta evitojë humbjen për ta mbajtur gjallë shpresën.

E përkundër që vendi i tij e ka kundërshtare Kosovën sonte, një tifoz çek ka grumbulluar fotografi të mesfushorit të Kosovës, Valon Berishës, në një fletore dhe synon që ta marrë autografin e sa më shumë “Dardanëve”.

Për Gazetën Express ai ka thënë se të njëjtën gjë e bën për çdo Kombëtare që vjen ta vizitojë Çekinë.

Për dallim të këtij tifozi, Çekia frikësohet se një numër i madh i tifozëve çekë mund të bëjnë thirrje kundër Kosovës, në mbështetje të Serbisë. Frika se mund të ketë thirrje politike në ndeshjen e sotshme e ka kapluar edhe kryetarin e Federatës së Futbollit të Çekisë, Martin Malikin.

“Do të doja t’u kërkoja të gjithë tifozëve të futbollit në Republikën Çeke të mos bëjmë thirrje apo veprime politike, ose pankarta në lidhje me Kosovën. Unë besoj që gjëja e fundit që e duam është të na hiqen pikë nga UEFA në Grupin A, që do të na kushtonte me kualifikim në EURO”, tha Malik.

Para dy vjetëve, kur Sparta Prague kishte luajtur në një ndeshje kualifikuese për Ligën e Evropës kundër Crvena Zvezdës, tifozët çekë dhe ata serbë ishin bashkuar kundër Kosovës. Kur serbët brohorisnin “Kosova”, në anën tjetër të stadiumit çekët përgjigjeshin “është Serbi”, ndërsa një pjesë e të pranishmëve në stadium duartrokiste.

Këtë shtator, kur Republika Çeke luajti në Prishtinë të Kosovës, policia i arrestoi tetë qytetas çekë – gjashtë burra dhe dy gra – para ndeshjes. Policia e kishte gjetur një dron, një flamur serb dhe një pankarta të madhe ku shkruhej “Kosova është Serbi”.

Në tentim për të shmangur situata të tilla në ndeshjen e së enjtes në Pilsen, Federata çeke ka vendosur që t’iu shesë bileta vetëm tifozëve që kanë nënshtetësi çeke. Tifozët do të duhet të kenë ndonjë mjet identifikimi kur të hyjnë në stadium.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova