Profesorët e UP- së ofrojnë ndihmë pas situatës së krijuar në Shqipëri

Profesorët e UP- së ofrojnë ndihmë pas situatës së krijuar në Shqipëri

Më qëllim të realizimit të ndihmës, pas situatës së krijuar në Republikën e Shqipërisë si shkak i tërmetit të ndodhur, disa nga mësimdhënësit e Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe të Fakultetit të Arkitekturës të UP-së, kanë realizuar një vizitë pune në Durrës, me ç’rast aktivisht janë involvuar në vlerësimin e dëmtimeve në momentet e para pas […]

Aktiviteti i angazhimit të mësimdhënësve nga UP-ja në këtë fazë ka qenë në koordinim me menaxhmentin e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë.

“Koordinimi është realizuar nga zëvendësdekani i Fakultetit në Tiranë,  prof. dr. Agim Serenaj dhe përfaqësuesja e Bashkësisë së Durrësit, znj. Davida Ndoj. Gjatë këtij aktiviteti janë vizituar 30 objekte të banimit në Lagjen nr. 18 – Keneta, ku për objektet e vizituara janë përgatitë raportet e vlerësimit, që pastaj ato raporte janë përcjellë në Qendrën e Emergjencave Civile në Durrës. Mësimdhënësit u dakorduan që hapat në vijim do të realizohen konform kërkesave dhe nevojave të parashtruara. Mësimdhënësit e Fakultetit të Ndërtimtarisë shprehën gatishmërinë që të jenë në dispozicion, duke involvuar edhe mësimdhënës të tjerë që me komisione të përbashkëta me mësimdhënës nga Universiteti Politeknik i Tiranës të angazhohen për vlerësime profesionale  të objekteve ndërtimore të dëmtuara”, thuhet në komunikatë.

Në anën tjetër, ndihmë ofroi edhe Departamenti i Psikologjisë, profesorët e së cilit kanë realizuar një trajnim intenziv një ditor, me qëllim të përgatitjes së psikologëve për ofrim të mbështetjes psiko-sociale dhe këshillimit për të gjithë personat e zhvendosur nga Shqipëria në ish-kampin e KFOR-it.

Profesorët dhe studentët tanë do të luajnë një rol aktiv në procesin e ofrimit vullnetar të mbështetjes psiko-sociale dhe këshillimit.  Ata do të ofrojnë mbikëqyrje dhe trajnim të vazhdueshëm profesional për ekipet mobile të studentëve dhe profesionistëve të shëndetit mendor të Prizrenit, që do të ofrojnë shërbime në terren.

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik