Presidentja e Komisionit Europian kundër Macronit rreth Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut

Presidentja e Komisionit Europian kundër Macronit rreth Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut

Presidentja e zgjedhur e Komisionit Europian Ursula von der Leyen deklaroi se është shumë e një rëndësie kyçe që Ballkani të lidhet sa më shumë që të jetë e mundur me BE-në. Sipas Politico-s, von der Leyen deklaroi se çelja e një rruge të anëtarësimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka “peshë […]

Sipas Politico-s, von der Leyen deklaroi se çelja e një rruge të anëtarësimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka “peshë të madhe strategjike” për bllokun.

Deklarata e saj erdhi pas një takimi të zhvilluar me kancelaren gjermane Angela Merkel në Berlin. Von der Leyen që pritet ta nisë mandatin në 1 dhjetor, deklaroi se Shkupi dhe Tirana kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të përmbushur kërkesat që BE-ja ka pasur për ta, dhe shtoi se ajo vetë do të kërkojë mënyra alternative për të forcuar lidhjet me të dy vendet.

“Për sa kohë që nuk është e mundur të çelen bisedimet e anëtarësimit, unë do të përdor të gjithë energjinë time për zhvillimin e projekteve të përbashkëta që do t’i lidhin gjithmonë e më shumë këto vende me bllokut përmes një bashkëpunimi të ngushtë”, ka deklaruar von der Leyen.

“Nëse nuk e bëjmë këtë, të tjerët do të shfrytëzojnë këtë vakum dhe ne nuk duam që kjo të ndodhë”, ka shtuar më pas ajo, përcjell tch.

Nisja e mandatit të shefes së re të Komisionit Evropian është vonuar pas refuzimit të tre kandidatëve për komisionerë. Një ditë më parë, ai që bllokoi dritën jeshile për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, presidenti francez Emmanuel Macron theksoi edhe një herë për “The Economist”, se Bashkimit Evropian i duhet të reformojë një herë procedurat e anëtarësimit përpara se të hapë negociatat me të dy vendet.

 

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj