‘Pranë popullit shqiptar’: Pamje nga momenti kur shpaloset baneri brilant në ndeshjen e Serie A

Solidarizim me popullin shqiptar kanë pasur edhe italianët, gjë që nuk kanë munguar ta shfaqin edhe në ndeshjet e fundjavës. Në takimin e orës 18:00 mes Genoas dhe Torinos, tifozët vendas shpalosën një banderolë ku shkruhej: “Pranë popullit shqiptar”. Një banderolë të ngjashme, e hapën edhe tifozët në takimin e Serisë B, mes Crotones dhe […]
Solidarizim me popullin shqiptar kanë pasur edhe italianët, gjë që nuk kanë munguar ta shfaqin edhe në ndeshjet e fundjavës.
Në takimin e orës 18:00 mes Genoas dhe Torinos, tifozët vendas shpalosën një banderolë ku shkruhej: “Pranë popullit shqiptar”.

Një banderolë të ngjashme, e hapën edhe tifozët në takimin e Serisë B, mes Crotones dhe Citadelas. Krahas shumë emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Itali, të shumtë janë edhe italianët që janë prekur e solidarizuar me pasojat e tërmetit në Shqipëri.












