Postimi i Florent Hadërgjonaj në Facebook i mbushë me shpresë fansat: Do ta bëjmë të pamundurën

Ishte vërtet zhgënjyese humbja 2-1 e Kombëtares së Kosovës mbrëmë kundër Republikës së Çekisë në “Doosan Arena”. “Dardanët” e humbën mundësinë që të luajnë në Kampionatin Evropian vitin e ardhshëm nga ky opsion, por jo gjithçka është humbur pasi kualifikimi mund të arrihet përmes Ligës së Kombeve, raporton Periskopi. E këtë e di shumë mirë […]
Ishte vërtet zhgënjyese humbja 2-1 e Kombëtares së Kosovës mbrëmë kundër Republikës së Çekisë në “Doosan Arena”.
“Dardanët” e humbën mundësinë që të luajnë në Kampionatin Evropian vitin e ardhshëm nga ky opsion, por jo gjithçka është humbur pasi kualifikimi mund të arrihet përmes Ligës së Kombeve, raporton Periskopi.
E këtë e di shumë mirë edhe Florent Hadërgjonaj, i cili në Facebook ka bërë një postim që i mbushë me shpresë fansat:
“Dhamë maksimumin nga vetja jonë, por nuk arritëm atë që deshëm. Gjithsesi e kemi një tjetër mundësi dhe do ta bëjmë të pamundurën për të shkuar në Euro 2020. Faleminderit tifozëve për mbështetjen e jashtëzakonshme që na dhanë,” shkroi ai. /Periskopi.com/













