Portieri i Çekisë: Ne e meritojmë kualifikimin më shumë se Kosova

Para ndeshjes që Kombëtarja e Kosovës e zhvillon nesër në Plzen kundër Çekisë në kuadër të kualifikimeve për “Euro2020”, për medie ka folur portieri i çekëve, Tomas Vaclik. Vaclik është i bindur se se “Dardanët” meritojnë eleminimin dhe se Çekia duhet të jetë Kombëtarja e dytë që vazhdon tutje nga Grupi A, shkruan Periskopi. “Koka […]
Vaclik është i bindur se se “Dardanët” meritojnë eleminimin dhe se Çekia duhet të jetë Kombëtarja e dytë që vazhdon tutje nga Grupi A, shkruan Periskopi.
“Koka është çelësi i suksesit. Do të tregojmë se ne meritojmë kualifikimin, jo Kosova,” tha Vaclik.
“Pritshmëritë do të jenë të mëdha, natyrisht. Kur arritëm të mposhtim Anglinë, të gjithë presin që mund të mposhtim ose duhet ta mposhtim Kosovën.
“Ndeshja do të jetë tepër e vështirë sepse edhe për ata është mundësia e fundit për të qëndruar në lojë.
“Ata [Kosova] e dinë se e zhvillojnë ndeshjen e fundit në shtëpi me Anglinë, ne shkojmë përsëri në Bullgari. Anglia do të vijë në Kosovë me një progres të qartë. Ka shumë variabla.
“E dimë se kosovarët kanë individë të mirë. Ata lënë hapësira që mund të shfrytëzohen dhe besoj se ne kemi kualitetet për të shfrytëzuar dobësitë e tyre.” /Periskopi.com/












