Përgjigja brutale e Ronaldos kur bashkëlojtarët i thanë se Messi është më i mirë se ai

Peter Crouch ka zbuluar rikthimin epik të Cristiano Ronaldos kur ai po tallej nga bashkëlojtarët për Lionel Messin. Dy superyjet kanë shijuar një prej rivaliteteve më të mëdha të të gjitha kohëve në botën e futbollit, derisa të dy kanë thyer rekorde të panumërta, raporton Periskopi. Cili prej tyre është më i talentuar dhe më […]
Dy superyjet kanë shijuar një prej rivaliteteve më të mëdha të të gjitha kohëve në botën e futbollit, derisa të dy kanë thyer rekorde të panumërta, raporton Periskopi.
Cili prej tyre është më i talentuar dhe më i pashëm gjithmonë do të jetë për debat.
Por të paktën Ronaldo e di përgjigjen e vet kur pyetet për rivalitetin.
Siç raportohet nga “Daily Mail”, Crouch zbuloi se si ish-bashkëlojtarët e tij te Manchester Unitedi talleshin me të, duke i thënë se Messi është më i mirë se ai.
Duke u shprehur për Piers Morgan, ish-sulmuesi i Toke dhe Tottenhamit tha: “Fola me disa lojtarë të Unitedit dhe i pyeta ‘si është Ronaldo?’ dhe ata thanë se dikur talleshin me të duke i thënë se Messi ishte më i mirë se ai.
“Ronaldo pastaj u thoshte: ‘Po, por Messi nuk duket kështu’.”
Përveç aftësive të tij në futboll, Ronaldo jo shumë modest shpesh tregon format e tij trupore në të brendshme. /Periskopi.com/












