Përfundim sensacional i ndeshjes Borussia Monchengladbach – Roma

Borussia Monchengladbach ka mposhtur si nikoqire Romën me rezultat 2-1, të enjten mbrëma, në kuadër të Grupit J në Europa League. Fazio fillimisht kaloi vendësit në epërsi duke shënuar autogol në minutën e 29-të, raporton Periskopi. Mirëpo, i njejti lojtar shpagoi veten duke barazuar rezultatin në minutën e 64-t. Në minutën e pestë të shtesës, […]
Fazio fillimisht kaloi vendësit në epërsi duke shënuar autogol në minutën e 29-të, raporton Periskopi.
Mirëpo, i njejti lojtar shpagoi veten duke barazuar rezultatin në minutën e 64-t.
Në minutën e pestë të shtesës, Thuram u përkujdes për një përfundim sensacional të takimit derisa shënoi për t’i dërguar në ekstazë të pranishmit.
Kjo fitore e gjermanëve komplikon gjërat për Romën, e cila tani pozicionohet në vendin e tretë me pesë pikë, aq sa ka edhe Monchengladbach në të dytin, derisa Basaksehiri kryeson në Grupin J me shtatë pikë. /Periskopi.com/












