‘Perandori’ Adriano në lot pas triumfit të Flamengos në Libertadores

Flamengo ka triumfuar në Copa Libertadores në fund të ndeshjes duke e përmbysur rezultatin me dy golat e Gabigol, shkruan Periskopi. Ky trofe, ekipit brazilian i mungonte që 38 vite. Flamengo u shpall zyrtarisht edhe fitues i kampionatit brazilian të futbollit, duke bërë një festë të dyfishtë në rrugët e Rio de Zhanerios. Shumë futbollistë […]
Ky trofe, ekipit brazilian i mungonte që 38 vite.
Flamengo u shpall zyrtarisht edhe fitues i kampionatit brazilian të futbollit, duke bërë një festë të dyfishtë në rrugët e Rio de Zhanerios.
Shumë futbollistë të njohur e kanë festuar këtë triumf. Paqueta te Milani, Vinicius Jr te Real Madird, Neymar në Francë, por edhe Adriano ose ndryshe siç e njohim ‘Perandori’, që në shtëpinë e tij në Rio kishte organizuar një party për të festuar.
Në postimin e Adrianos në rrjetin social ‘Instagram’, shihet qartë që është i lumtur për suksesin e Flamengos, duke qenë se ka luajtur dikur me fanellën kuqezi.
Më poshtë e keni postimin e ‘Perandorit’ : /Periskopi/
https://www.instagram.com/p/B5Qcrz5nGsJ/?utm_source=ig_embed













