Për Shqipërinë mbahet zi edhe në Maqedoni, shtyhen të gjitha ndeshjet e futbollit

Tërmeti që goditi Shqipërinë ditën e djeshme ka bërë që futbolli në vend të shtyhet për këtë javë dhe të njëjtën gjë bëri edhe Kosova me ndeshjet e Kupës, të planifikuara të luheshin sot dhe u vendos të luhen nesër. Ndërkohë, zisë Kombëtare të Shqipërisë, i është bashkuar edhe Federata e Futbollit në Maqedoni. Ata […]
Ndërkohë, zisë Kombëtare të Shqipërisë, i është bashkuar edhe Federata e Futbollit në Maqedoni.
Ata kanë vendosur që të gjitha ndeshjet që do të zhvillohen sot për kampionatin maqedonas, do të nisin me një minutë heshtje.
Ky vendim u mor nga federata e futbollit duke respektuar personat që humbën jetën nga shembjet e ndërtesave për shkak të tërmetit.
Natyrisht në Maqedoni jetojnë shqiptarë të shumtë të cilët nuk i kanë kursyer ndihmat e tyre për vendin tonë dhe këtij solidarizimi tashmë do t’i bashkohen të gjitha klubet e futbollit dhe futbollistët.












