Për shkak të racizmit pezullohet ylli i Man Cityt

Ylli i Manchester City, Bernardo Silva, është pezulluar me një ndeshje mos lojë dhe është gjobitur me 50 mijë funte nga Federata e Futbollit e Anglisë (FA), për shkak të postimit kontrovers në Twitter në lidhje me bashkëlojtarin e tij, Benjamin Mendy. Silva u akuzua fillimisht për sjellje të pahijshme nga FA në tetor, pasi […]

Silva u akuzua fillimisht për sjellje të pahijshme nga FA në tetor, pasi më 22 shtator e kishte postuar një fotografi të Mendyt kur ishte fëmijë dhe pranë saj një fotografi tjetër të Conguitos, me përshkrimin “Gjejeni se kush është?”.

Postimi i Silvas që u fshi menjëherë

Portugezi e fshiu postimin dhe pastaj e shkroi një mesazh që përmbante fjalët: “Në ditët e sotme nuk mund të bësh as shaka me shokun tënd.. ju njerëz…”.

Edhe pse FA tha se 25-vjeçari nuk e ka pasur për qëllim të tregohet racist, ka vendosur ta pezullojë atë për ndeshjen e ardhshme të Manchester City.

Kjo nënkupton se Silva do të mungojë kundër Chelseat në Premierligë më 23 nëntor.

“Shumë njerëz do të ishin ndier të ofenduar nga ai postim. Lojtari nuk e ka pasur për qëllim të tregohet ofendues apo racist. Është e qartë se qëllimi i tij ka qenë të jetë një shaka mes miqve të afërt”, thuhet në njoftimin e FA.

“Megjithatë, ky nuk ishte komunikim privat mes miqve. Postimi u bë në rrjet social dhe para 600 mijë ndjekësve të një futbollisti profesionist të profilit të lartë dhe shumë të respektuar”, thuhet tutje në njoftimin e FA.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova