Për ç’arsye kolliteni kur pastroni veshët?

Ne kollitemi kur kemi një pengesë në pasazhet e ajrit siç është një objekt i huaj (pluhur, ushqim, etj) ose mukus. Me fjalë të tjera, kollitja është një mënyrë e trupit për të dëbuar diçka nga rrugët e ajrit që mund të pengojë frymëmarrjen Megjithatë, ju mund të keni vërejtur që ju zë kolla edhe […]
Megjithatë, ju mund të keni vërejtur që ju zë kolla edhe kur pastroni veshin me një tampon pambuku. Nëse pyesni veten pse ndodh një gjë e tillë, vazhdoni të lexoni më poshtë.
Gypi i Eustakut një pasazh i ngushtë i cili kalon nga veshi i mesëm në faring, është një zgavër që lidh pjesën e pasme të hundës dhe gojën me ezofagun.
Sipas eskpertëve, gypi i Eustakut ndihmon ekuilibrimin e presionit mes veshti të mesëm dhe mjedisit të jashtëm. Ai mund të bllokohet herë pas here, si në rastet kur udhëtoni me avion.
Stimulim i receptorëve
Duke qenë se gypi i Eustakut shtrihet nga veshi i mesëm deri në faring, stimulimi i skajit të tij fundor mund të provokojë refleksin e kollës, pasi faringu ndjen një stimulim të tillë në skajin e largët të gypit të Eustakut. Kjo shkakton kollitje, edhe pse nuk ka asnjë objekt të huaj që duhet të largohet nga pasazhet e ajrit.
Pra me fjalë të tjera, kollitja ndodh për shkak të stimulimit të gypit të Eustakut dhe nuk ka të bëjë me asnjë pengesë në rrugët tuaja të frymëmarrjes.
Përdorimi i tamponëve të pambukut është diçka e gabuar
Nuk është një ide aspak e mirë të fusni një tampon pambuku në thellësi të kanalit të veshit. Ai mund të lëndojë ose çajë membranën timpanike,çka mund të shkaktojë infeksion të veshit të mesëm. Më e rëndësishmja, është që mund të shkaktojë humbje të dëgjimit.
Nëse kolliteni kur pastroni veshin tuaj, do të thotë që tamponi i pambukut është futur shumë thellë në kanalin e veshit dhe ka shkaktuar stimulim të gypit të Eustakut.
Mos harroni gjithmonë se kur kolliteni gjatë pastrimit të veshit, po e përdorni tamponin në mënyrë të gabuar.












