Peja pëson humbjen e dytë në Ligën Ballkanike, mposhtet nga ekipi bullgar

KB Peja e ka pësuar humbjen e dytë në Ligën Ballkanike pasi sot si vendas u mposht nga Academic Bultex. Pejanët humbën me rezultatin e 98:87. Më të dalluarit te skuadra e Pejës ishin, kroati, Sirko me 29 pikë, ndërsa 25 të tjera i shtoi edhe Drilon Hajrizi, por që ishin të pamjaftueshme për triumf. […]
Pejanët humbën me rezultatin e 98:87.
Më të dalluarit te skuadra e Pejës ishin, kroati, Sirko me 29 pikë, ndërsa 25 të tjera i shtoi edhe Drilon Hajrizi, por që ishin të pamjaftueshme për triumf.
Kurse, te bullgarët janë dalluar Smith me 31 pikë dhe Bachev me 23 të tjera.
Kështu, Peja pas katër takimeve në Ligën Ballkanike numëron dy fitore dhe dy humbje pas katër xhirosh.












