Pasgoditjet e tërmetit do zgjasin me javë e muaj, banorët në Durrës duhet të mësohen

Sizmiologu Dhambro Duni në një prononcim për Ora News informon se pasgoditjet do të vijojnë dhe bën apel të mos alarmohen. “Në vijim do të kemi të njëjtën situatë. Do vazhdojnë pasgoditje të tjera të cilat do zgjasin më ditë, me javë por ndoshta edhe me muaj. Derisa kjo dukuri të shuhet, në kuptimin që […]
“Në vijim do të kemi të njëjtën situatë. Do vazhdojnë pasgoditje të tjera të cilat do zgjasin më ditë, me javë por ndoshta edhe me muaj. Derisa kjo dukuri të shuhet, në kuptimin që energjia që është akumuluar në korren e tokës, në atë sektor gradualisht të relaksohet dhe të mbyllet kjo histori me këtë ngjarje sizmike.”
Në një intervistë për gazetaren Blerina Kotorri, sizmiologu sqaron se në dukuri të tilla natyrore me të kësaj madhësie është e natyrshme që të shoqërohet me një numër të madh të pasgoditjeve. Madje banorët e zonës së Durrësit dhe përqark duhet të mësohen me këtë dukuri.
“Në gjithë këtë ecuri ne mendojmë që ky tërmet është tërmeti kryesor i kësaj serie me madhësi të konsiderueshme. Është tërmeti më i fortë në vendin tonë që ka ndodhur 40 vitet e fundit pas tërmetit të vitit 1979 dhe në të tilla ngjarje, në dukuri të tilla natyrore me të kësaj madhësie është e natyrshme që të shoqërohet me një numër të madh të pasgoditjeve. Njerëzit duhet të mësohen me këtë dukuri në zonën e Durrësit dhe përqark sepse edhe mund të ndihen. Ato ndoshta mund të kenë dhe një madhësi relativisht të konsiderueshme të madhësisë 3 ose 4 ballë, por nuk duhet të alarmohen sepse është dukuri normale. Kështu ndodh në të gjitha rastet kur bëhet fjalë për tërmetet e fuqishme si ky që ka ndodhur dje në mëngjes.”
Ka dhe një apel për të gjithë ata banesat e të cilave mund të jenë dëmtuar nga tërmeti.
“Akush nuk duhet të hyjë në një godinë e cila është konsideruar e papërshtatshme për momentin sepse më vonë mund të merret një vendim tjetër. Pasgoditje të vogla mund të shkaktojne probleme me të mëdha. Për këtë të jemi të qartë askush nuk duhet të veprojë më kokën e vet.”













