Pasardhësja e Merkelit paralajmëron dorëheqje nga partia

Pasardhësja e Merkelit paralajmëron dorëheqje nga partia

Kryetarja e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer ofroi të heqë dorë nga posti i saj nëse nuk ka mbështetjen e partisë së vet. Kongresi i CDU-së këtë vit vjen në mesin e një luhatjeje të ndjeshme të përkrahjes për forcën politike po lufton për të ardhmen e saj pas Angela Merkelit. Kramp-Karrenbauer e pranoi se kristiandemokratët kanë […]

Kramp-Karrenbauer e pranoi se kristiandemokratët kanë pasur një vit të vështirë. Në fjalimin ku paraqiti vizionin e vet mbi të ardhmen e partisë së përballur vec rrudhjes së mbështetjes në radhët në sondazhe, edhe me rezultate të dobëta ne zgjedhjet rajonale, pasuesja e Merkelit u tregua e hapur me pjesëmarrësit në konferencë.

“Nëse ju mendoni se Gjermania që unë dua nuk është ajo që dëshironi ju, atëherë them ta mbyllim me kaq. Këtu, tani, sot. Por nëse jeni të mendimit se duhet ta përshkojmë bashkë këtë rrugë, atëherë hajdeni të përveshim mëngët dhe të fillojmë”, tha Karrenbauer.

Ajo shënjestroi më tej rivalin Friedrich Merz dhe disa kritikë të tjerë, teksa tha se shënjestrimi i qeverisë së Merkelit, me pretendimin se po bën çdo gjë gabim, nuk është aspak një strategji e mirë fushate. Kristiademokratët gjermane e gjejnë veten në udhëkryq, ndërsa janë duke u përgatitur për një të ardhme pa Merkelin, e cila nuk do të kandidojë për rizgjedhje kur t’i përfundojë mandati në vitin 2021.

Kryetarja aktuale e partisë, Kramp-Karrenbauer është parë si pasardhëse e mundshme e saj si kancelare, por anketimet e fundit kanë treguar një tkurrje të ndjeshme të mbështetjes për të edhe brenda vetë partisë së saj.

 

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja