Nuk ndalen propagandat anti-Kosovë: Kapet përsëri parulla ‘Kosova është Serbi’ në Çeki

Nuk ndalen propagandat anti-Kosovë: Kapet përsëri parulla ‘Kosova është Serbi’ në Çeki

Disa orë para ndeshjes Kosovë- Çeki, policia çeke ka arrestuar një grup çekësh të cilët mbanin parulla antikosovare. Ky grup i ultrasve çek mbanin parulla me slogane ‘’Kosova është Serbi’, sikurse në Kosovë që tetë çekë planifikuan aksionin e njëjtë në lojën Kosovë-Çeki, por u kapën nga Policia e Kosovës në shtator të 2019. Prapa […]

Ky grup i ultrasve çek mbanin parulla me slogane ‘’Kosova është Serbi’, sikurse në Kosovë që tetë çekë planifikuan aksionin e njëjtë në lojën Kosovë-Çeki, por u kapën nga Policia e Kosovës në shtator të 2019.

Prapa saj është zbuluar se po qëndrojnë tifozët ultras të klubit të madh në Çeki, Slavia Prague, të njëjtit që në Beograd bën thirrje me tifozët serbë ‘Kosova është Serbi’.

Policia e Çekisë ka arritur identifikimin e tyre dhe ka arrestuar ata në Plzen, kështu duke parandaluar një esksalim të situatës në stadium dhe një incident të rëndë mes dy shteteve, shkruan Gazeta Metro

Kjo ndeshje po monitorohet nga njësi të mëdha të policisë çeke pasi po cilësohet si lojë e rrezikshme ku mund të përcillet me fyerje dhe ofendime në drejtim të lojtarëve të Kosovës, për këtë UEFA ka dërguar edhe disa delegatë shtesë të saj në Plzen sonte.

Ndërkaq pas këtyre arrestimeve, ka folur edhe shefi i asociacionit të futbollit të Republikës Çeke, Martin Malik, ku tha se kërkon nga tifozët çekë të abstenojnë nga çdo lloj lidhje me Kosovën.

‘’Do të dëshiroja ti kërkoja të gjithë tifozëve çekë të abstenojnë nga çdo lloj lidhjeje me Kosovën, veçanërisht ato politike, aludime, fjalime apo gjeste, qoftë në formë verbal apo të shkruar grafike, banderola, ose mbishkrime në rroba”, tha Malik, transmeton Gazeta Metro.

Ai shtoi se nuk do dëshironte që për shkak të këtyre gjërave të ndëshkoheshin ekipi i tyre. ‘’Jam i bindur që gjëja e fundit që dikush dëshiron është një ndëshkim ndaj kombëtares Çeke, që në fund të fundit mund të nënkuptojë që as në EURO 2020, nuk mund të shkojmë. UEFA e ka bërë të qartë, se manifestimet e çdo lloji racor apo politik nuk përkasin me futboll dhe nuk do tolerohen’’, shtoi Malik, transmeton Gazeta Metro, përcjell Periskopi.

Por, si një nga kundërshtarët më të zhurmshëm të Kosovës, në republikën çeke është edhe kreu i shtetit. Në mesin e shtatorit, presidenti Milos Zeman hapi një debat nëse Republika Çeke duhet ta tërheq njohjen e Kosovës.

Kujtojmë se edhe në lojën e parë, Policia e Kosovës i kishte ndaluar tetë çekë, ku iu është zënë një flamur i Serbisë, një flamur anti kombëtarë, një dron, një kamerë, dy radiolidhje dhe gjashtë thika të vogla.Mjetet e zëna dyshohet se ata i kishin planifikuar që t’i përdorin në ndeshjen e Kosovë – Çeki, ku do të shfaqej flamuri në dron.

Nuk dihet nëse janë të njëjtit persona të kapura nga policia çeke në Plzen, sikurse ata që ishin arrestuar në Kosovë në shtator të 2019. /Periskopi.com/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova