Nuk koritet: Rashica shkëlqen në humbjen e ekipit të tij nga Monchengladbach

Werder Bremen ka pësuar një humbje shumë zhgënjyese ndaj Borussia Monchengladbachut si mysafir. Por, megjithëse rezultati ishte turpërues, paraqitje e Rashicës ishte mjaft e mirë. Që në minutat e parë të ndeshjes, u bë e ditur se ekipi vendos do të ketë shumë probleme me Rashicën. Ai i pati disa goditje të fuqishme e precize […]
Që në minutat e parë të ndeshjes, u bë e ditur se ekipi vendos do të ketë shumë probleme me Rashicën. Ai i pati disa goditje të fuqishme e precize për ekipin e tij, madje në një rast ia doli që edhe të asistonte për Osakon i cili shënoi për të ngushtuar epërsinë. Por, goli u anulua përmes VAR-it.
Edhe në pjesën e dytë Rashica ishte mjaft i mirë me driblimet dhe goditjet e tij të forta. Në dy raste, bashkëlojtarët u munduan ta vendosnin në pozitë të mirë për të shënuar, por megjithatë porteri Yann Sommer sot bëri paraqitje fenomenale, shkruan Periskopi.
Ky portier, madje, ia ndali edhe një penallti ekipit të Rashicës që u ekzekutua dobët nga Devy Klaasen.

Sipas Whoscored, Rashica del se ka luajtur më së miri për ekipin e tij duke marrë një notë mjaft të mirë, prej 7.2.
Të vetmin gol për Bremenin e shënoi Bittencourt pas asistimit nga Rashica. Rezultati përfundimtar ishte 3-1 për vendësit./Periskopi












