Njësitë e FSK-së po vazhdojnë kërkimet nën rrënojat e shtëpive

Njësitë e FSK-së po vazhdojnë kërkimet nën rrënojat e shtëpive

Forca e Sigurisë së Kosovës po vazhdon të bashkëpunojë me Shqipërinë dhe ekipet e shteteve të tjera, në kërkim të personave të mbetur nën rrënoja nga tërmetet e fuqishme që e goditën vendin mëngjesin e së martës. Në Lagjen 18, pranë stadiumit në Durrës, në një ndërtesë prej së cilës deri tani janë nxjerrë rreth […]

Në Lagjen 18, pranë stadiumit në Durrës, në një ndërtesë prej së cilës deri tani janë nxjerrë rreth gjashtë viktima, supozohet se edhe një është brenda. Aty po punojnë edhe njësitet e kërkim shpëtimit dhe njësiti K-9 të FSK-së.

Kapiten Nysret Buzhala në një intervistë për KosovaPress thotë se FSK bashkë me institucionet përgjegjëse të Shqipërisë dhe aleatët tjerë, ka arritur të nxjerrë shumë viktima, por edhe persona të gjallë.

“Ajo çka ka arritur Forca e Sigurisë së Kosovës së bashku me institucionet përgjegjëse të sigurisë dhe intervenimit në Republikën e Shqipërisë, por edhe aleatët e tjerë, është nxjerrja e shumë viktimave nga gërmadhat, por gjithashtu fatmirësisht disa personave që janë ende gjallë. Mbi të gjitha, FSK ka arrit nivel të bashkëpunimi në raste emergjente të tilla me shumë aleatë ndërkombëtarë, ose ushtri të ndryshme”, tha ai.

Ai tregoi për kapacitet që ka FSK aktualisht më Shqipëri, ndërkohë theksoi se FSK është e gatshme për ndihmë shtesë.

“Kapaciteti momental i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Shqipëri është i ndarë në dy grupe. Do të thotë kemi kapacitete kryesisht të kërkim shpëtimit, që janë ndarë në kërkim shpëtim në njeri, kërkim shpëtim K-9 që e quajmë – është qen nuhatës për lokalizim të viktimave, dhe kemi vëzhgues me kamera në vrima të ndryshme brenda gërmadhave, për të identifikuar ose parë nëse ka ndonjë viktimë, ose njëri të gjallë brenda gërmadhave. Mirëpo siç shihet nga mbrapa për të filluar me rrënuar ose tërheq është rrezik i shtuar, kështu që duhet filluar fillimisht ose të bëjmë vlerësimin i situatës, të bëhen vlerësimet paraprake para se me filluar intervenimi prej gurit, apo shkëmbinjve të mëdhenj që pengojnë për të nxjerrë viktimat”, shtoi ai.

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik