Njeriu me këmbë nga xhami, më shumë në shtratin e spitalit se në fushë, çka është duke ndodhur me të?

Ousmane Dembele u vërshua nga lotët pasi pësoi një tjetër lëndim gjatë përballjes së Barcelonës me Borussia Dortmundin, të mërkurën. Sulmuesi francez u duk se lëndoi veten pasi kërceu për një top në pjesën e parë të kontestit, raporton Periskopi. Dembele hoqi të dy këpucët u ul në fushë, dhe po priste trajtimin. U largua […]
Sulmuesi francez u duk se lëndoi veten pasi kërceu për një top në pjesën e parë të kontestit, raporton Periskopi.
Dembele hoqi të dy këpucët u ul në fushë, dhe po priste trajtimin. U largua me asistencë dhe u zëvendësua nga Antoine Griezmann.
Ta shihnim Dembelen të përlotur derisa po largohej është mëkat i vërtetë. Ai është vetëm 22-vjeçar, por karriera e tij po shkatërrohet nga dëmtimet.
Ai tani ka pësuar plot nëntë lëndime që prej kur u transferua te Barcelona për 105 milionë euro, në vitin 2017.
– Shtator 2017, mungoi 106 ditë për shkak të lëndimit
– Janar 2018, mungoi 26 ditë
– Maj 2018, dëmtoi kyçin e këmbës
– Janar 2019, mungoi 18 ditë
– Mars 2019, mungoi 26 ditë
– Maj 2019, mungoi 34 ditë
– Shtator 2019, mungoi tri ditë
– Nëntor 2019, tjetër lëndim












