‘Nga një Federatë që drejtohet prej një të dënuari, nuk pritet më mirë’

Frustrim të madh në mesin e fansave dhe popullit kosovar ka shkaktuar skandali me bileta para ndeshjes Kosovë-Angli. Jo për herë të parë, faqja “tiks.app” ka rënë tërësisht nga rrjeti në kohën kur duhej të kryhej shitja e biletave online. Kjo gjë ka nxitur audiencën të besojë se po bëhen dallavere me shitjen e biletave […]
Jo për herë të parë, faqja “tiks.app” ka rënë tërësisht nga rrjeti në kohën kur duhej të kryhej shitja e biletave online.
Kjo gjë ka nxitur audiencën të besojë se po bëhen dallavere me shitjen e biletave për këtë përballje, siç janë bërë edhe në takimet e tjera të “Dardanëve”, shkruan Periskopi.
Përkundër se kjo gjë po ndodh vazhdimisht, Federata e Futbollit të Kosovës e udhëhequr nga Agim Ademi – i cili është i dënuar me nëntë muaj burg efektiv – nuk ka pasur asnjë përgjigje, madje duke kontribuar në vazhdimin e trendit të parregullsive.
E i bindur në parregullsi dhe dallavere brenda Federatës po del të jetë edhe gazetari Përparim Isufi, i cili e ka lënë këtë të nënkuptohet me anë të dy statuseve që i ka postuar së fundmi në Facebook.
“Nga nje federate qe drejtohet prej nje te denuari nuk mundesh me prit ma mire,” shkruan Isufi në statusin e parë.
Statusi i dytë është edhe më interesant, me Isufin që ka postuar një foto të emërtimit të tribunave për shitjen e biletave, me mbishkrimin:
“Nje moment (qe nja 10 minuta)… derisa t’i kontrabandojme krejt.” /Periskopi.com/












