Në Kuvendin e Kosovës mbi 50 për qind e deputetëve ushtrojnë detyrën për herë të parë

Në Kuvendin e Kosovës mbi 50 për qind e deputetëve ushtrojnë detyrën për herë të parë

Mbi 50 për qind e deputetëve shqiptarë në Kuvendin e Kosovës për herë të parë do të ushtrojnë këtë detyrë. Zgjedhjet e 6 tetorit kanë sjellur ndryshime të mëdha në skenën politike, jo vetëm me fitoren e Vetëvendosjes, por edhe me deputetët që do ta përbëjnë këtë legjislaturë. Te këta emra përfshihen edhe ata që […]

Mbi 50 për qind e deputetëve shqiptarë në Kuvendin e Kosovës për herë të parë do të ushtrojnë këtë detyrë.

Zgjedhjet e 6 tetorit kanë sjellur ndryshime të mëdha në skenën politike, jo vetëm me fitoren e Vetëvendosjes, por edhe me deputetët që do ta përbëjnë këtë legjislaturë.

Te këta emra përfshihen edhe ata që më herët kanë ushtruar poste të tjera udhëheqëse politike – por nuk kanë qenë asnjëherë deputetë.

Lëvizja Vetëvendosje, në radhët e deputetëve të saj do të ketë së paku 17 deputetë të cilët asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës dhe për herë të parë do të jenë si ushtrues të kësaj detyre.

Arben Vitia, Hekuran Murati, Haki Abazi, Yllza Hoti, Mefial Bajqinovci,Hajrullah Çeku, Jahja Kokaj, Gazmend Gjyshinca, Artan Abrashi, Agon Batusha, Dimal Basha, Arbëreshë Kryeziu, Fitim Uka, Fjolla Ujkani, Alban Hyseni, Enver Haliti, Arta Bajralia – janë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që nuk kanë qenë pjesë e legjislaturave të kaluara.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës në kastën e deputetëve të saj do të ketë deputetë të rinj të cilët nuk kanë qenë pjesë e Kuvendit më parë.

Besian Mustafa, Marigona Geci, Ekrem Hyseni, Fetah Rudi, Frashër Demaj, Shkëmb Manaj, Ardian Shala, Vlora Limani, Rrezarta Krasniqi, Shkelzen Hajdini, Ilir Ferati, Ilir Tasholli, Hatim Baxhaku – janë 13 deputetët e rinj të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës që doli e treta në këto zgjedhje në radhët e deputetëve të saj do të ketë së paku 15 deputetë që nuk kanë qenë më herët pjesë e Kuvendit.

Emra si Uran Ismaili, Bedri Hamza, Abelard Tahiri, Enver Hoxhaj , Ferat Shala e Kujtim Gashi më herët kanë ushtruar poste ministrore, por jo edhe atë të deputetit.

Uran Ismaili, Bedri Hamza, Abelard Tahiri, Sejdi Hoxha, Ariana Shoshi – Musliu, Gazmend Bytyqi, Fadil Nura, Eliza Hoxha, Besa Ismaili – Ahmeti, Floretë Zejnullahu, Valdete Idrizi, Enver Hoxhaj, Ferat Shala, Bajrush Xhemaili, Kujtim Gashi – do të jenë të rinjtë e PDK-së në Kuvend.

Pa emra të rinj në Kuvend nuk mbeti as Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Pal Lekaj, Gazmend Syla, Ali Berisha, Arber Tolaj, Albena Reshitaj dhe Natyra Kuçi nga PSD që kandidoi nga koalicioni AAK – PSD do të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Në anën tjetër, vlen të theksohet fakti se legjislatura e shtatë e Kuvendit të Kosovës, sipas rezultateve të KQZ-së, do të përbëhet në total (përfshirë edhe deputetët jo-shqiptarë) nga:

– 42 deputetë që kanë garuar për herë të parë në zgjedhje;

– 22 deputetë që kanë garuar apo kanë fituar mandate në proceset e kaluara zgjedhore;

– 56 deputetë që janë rizgjedhur nga legjislatura e fundit.

Ndërsa, 46 ish-deputetë të legjislaturës së kaluar nuk kanë siguruar votat e nevojshme për të fituar mandat. 18 ish-deputetë tjerë të legjislaturës së fundit nuk kanë garuar fare.

Të ngjashme
Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin