Në emër të bamirësisë për viktimat e tërmetit organizohet ndeshje jo shumë e zakontë në basketboll

Klubi i basketbollit Ylli dhe Federata e Basketbollit e Kosovës të hënën me dy dhjetor do të organizojnë një ndeshje miqësore bamirëse, njofton FBK. Takimi do të zhvillohet në palestrën “13 qershori” në Therandë dhe fillon nga ora 19:00. Ylli do të ketë rival Kombëtaren e Kosovës e cila do të përbëhet me lojtarë të […]
Takimi do të zhvillohet në palestrën “13 qershori” në Therandë dhe fillon nga ora 19:00.
Ylli do të ketë rival Kombëtaren e Kosovës e cila do të përbëhet me lojtarë të Superligës së Kosovës.
Adhuruesit e basketbollit do të kenë mundësi të shohin një ndeshje atraktive por edhe të kontribuojnë për familjarët e të prekurve nga tërmeti në Shqipëri.
Këtë ndeshje të Kosovës do ta drejton trajneri aktual i Prishtinës, Bujar Loci.












