Ndërpritet rryma gjatë ndeshjes, tifozët shpërthejnë në kor “Rama ik”

Ndeshja e kësaj jave e Kategorisë Superiore mes Vllaznisë dhe Teutës është ndërprerë disa minuta pasi në stadiumin “Loro Boriçi” është ndërprerë energjia elektrike. Kjo ka sjellë pakënaqësi tek tifozët, të cilët kanë shpërthyer në thirrjet e bëra trend tashmë “Rama Ik”. Sfida u ndërpre në minutën e 16-të të pjesës së parë, teksa errësira […]
Ndeshja e kësaj jave e Kategorisë Superiore mes Vllaznisë dhe Teutës është ndërprerë disa minuta pasi në stadiumin “Loro Boriçi” është ndërprerë energjia elektrike.
Kjo ka sjellë pakënaqësi tek tifozët, të cilët kanë shpërthyer në thirrjet e bëra trend tashmë “Rama Ik”.
Sfida u ndërpre në minutën e 16-të të pjesës së parë, teksa errësira zgjati 5 minuta dhe më pas ndeshja rifilloi.
Por, dritat u ndalën sërish disa minuta më vonë
Energjia në stadium është mbajtur për disa minuta me gjenerator, përmes sistemit të emergjencës.
Sfida vazhdoi normalisht, pasi energjia u kthye sërish në stadium.

/Periskopi/












