Mourinho për pak ta pësonte keq nga West Hami, fiton nën ethe ndeshjen e parë me Tottenhamin

Tottenhami e ka regjistruar fitoren e parë nën urdhërat e Jose Mourinhos, derisa mposhti me rezultat West Hamin, në derbin e Londrës. Fillimisht, Son Heung-Min kaloi në epërsi gjelat në minutën e 36-të, para se Lucas të dyfishonte shifrat në minutën e 43-të, raporton Periskopi. Për 3-0 realizoi Harry Kane në minutën e 49-të. Në […]
Fillimisht, Son Heung-Min kaloi në epërsi gjelat në minutën e 36-të, para se Lucas të dyfishonte shifrat në minutën e 43-të, raporton Periskopi.
Për 3-0 realizoi Harry Kane në minutën e 49-të. Në vazhdim, vendësit luftuan fuqishëm dhe ngushtuan epërsinë në 3-1 me anë të një goli nga Michael Antonio në minutën e 73-të.
Ogbona u përkujdes që Mourinho të mos kishte një përfundim shumë të lehtë të ndeshjes, duke realizuar për 3-2 në minutën e gjashtë të lojës shtesë.
Spurs, pas kësaj fitoreje, pozicionohet në vendin e gjashtë me 17 pikë. /Periskopi.com/












