Mourinho e pranon se ka gabuar, u jep siguri fansave të Tottenhamit se nuk do ta bëjë më

Trajneri i ri i Tottenhamit, Jose Mourinho ka thënë se ai nuk do t’i bëjë gabimet e njejte te Tottenhami siç i ka bërë në punët e tjera si trajner. Portugezi zëvendësoi Mauricio Pochettinon të mërkurën, duke i dhënë fund një periudhe 11-mujore pa punë pas shkarkimit nga Manchester Unitedi. “I kuptoj gabimet dhe nuk […]
Trajneri i ri i Tottenhamit, Jose Mourinho ka thënë se ai nuk do t’i bëjë gabimet e njejte te Tottenhami siç i ka bërë në punët e tjera si trajner.
Portugezi zëvendësoi Mauricio Pochettinon të mërkurën, duke i dhënë fund një periudhe 11-mujore pa punë pas shkarkimit nga Manchester Unitedi.
“I kuptoj gabimet dhe nuk do t’i bëj të njejtat përsëri,” tha ai.
“Do të bëj gabime të reja, por jo të njejtat.”
Mourinho, 56-vjeçar, nuk deshi të futet në atë se për cilat gabime e ka fjalën.












