Milot Rashicën apo portierin çek, kë po e mbështesin tifozët e Werderit

Dy shokët e skuadrës në Werder Bremen, Milot Rashica dhe Jiri Pavlenka do të jenë kundërshtar sonte në Çeki. Republika e Çekisë luan kundër Kosovës, dhe Pavlenka do të ruaj portën çeke, ndërsa Rashica do të bëjë gjithçka që Kosovës t’ia sjellë tri pikët e plota. Skuadra gjermane ka bërë një postim në Twitter duke […]
Republika e Çekisë luan kundër Kosovës, dhe Pavlenka do të ruaj portën çeke, ndërsa Rashica do të bëjë gjithçka që Kosovës t’ia sjellë tri pikët e plota.
Skuadra gjermane ka bërë një postim në Twitter duke pyetur tifozët se kë do ta mbështesin sonte, Milot Rashicën që ka marrë zemrën e tifozëve të kësaj skuadre apo portierin çek.
“Ndeshje e rëndësishme për djemtë tanë Jiri dhe Milotin, dilemë e madhe për tifozët e Werderit”, kanë shkruar në Twitter.












