Mësuesit padisin Komunat për mosrespektim të marrëveshjes për pagat

Mësuesit padisin Komunat për mosrespektim të marrëveshjes për pagat

Përmes një kontrate kolektive të nënshkruar nga Ministria e Arsimit dhe SBASHK-ut, mësimdhënësit do të përfitonin paga shtesë, për kontributin e tyre në arsim. Megjithatë vite pas nënshkrimit të saj, pak komuna e zbatojnë. Kështu mësimdhënësit detyrohen t’iu drejtohen gjykatave për të fituar pagat jubilare. Sipas Sindikatës së Arsimit vetëm gjatë vitit 2019, rreth 200 […]

Më shumë se 200 padi janë ngritur nga mësimdhënësit ndaj komunave të ndryshme në Kosovë.

Për më shumë se 35 vite Ahmet Pllana ka shërbyer si mësimdhënës, në shkollën “Dardania” në Prishtinë.

E sipas një Kontrate Kolektive të nënshkruar mes Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës dhe Ministrisë së Arsimit, ky dhe shumë mësimdhënës të tjerë do të përfitonin paga shtesë, për kontributin e tyre në arsim.

Porse kjo marrëveshje po respektohet në pak komuna.

“Para 10 ditëve ua kam bërë një kërkesë komunës së Prishtinës për pagat jubilare dhe ato përcjellëse mirëpo deri tani nuk kemi kurrfarë përgjigje”, ka thënë Pllana.

E meqë komunat e Kosovës hezitojnë t’ua aprovojnë këto kërkesa mësimdhënësve, rruga e vetme për ta mbetet gjykata.

“Ne kemi pritë kur është aprovu ligji për Prishtinën s’kanë çka presin ma pse me shku nëpër gjyqe”, ka thënë Pllana.

Nga komuna e Prishtinës nuk iu kanë përgjigjur televizionit T7 në lidhje me ankesat e mësimdhënësve.

Hiç më mirë nuk qëndrojnë qytetet e tjera në zbatimin e kësaj kontrate kolektive.

Sipas Rrahman Jasharajt nga SBASHK, shumë komuna hezitojnë ta zbatojnë këtë marrëveshje.

“Fushë-Kosova ka telashe, Peja si qytet mjaft, i zhvilluar e tash jemi në seanca gjyqësore ku numri i atyre është goxha i madh”, ka thënë Rrahman Jasharaj nga SBASHK.

Sipas Jasharajt të gjitha rastet që kanë shkuar në Gjykatë janë fituar nga mësimdhënësit.

Numri i atyre që kërkojnë ligjërisht këtë të drejtë të tyre nuk është i vogël.

“Gjatë një viti janë diku 700 të pensionuar të gjithë ata janë klientë të ardhshëm të gjykatave nëse komunat nuk veprojnë dhe nuk i japin paratë”, ka thënë Jasharaj.

Gjatë vitit 2019, vetëm nga zyra e SBASHK-ut, kanë dalë më shumë se 200 padi nga mësimdhënësit për drejtoritë e arsimit.

Të ngjashme
Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria