Medalistja e pesëfishtë e sportit të notit në SHBA, Lucy Meyer viziton Qendrën e HANDIKOS-it

Medalistja e pesëfishtë e sportit të notit në SHBA, Lucy Meyer viziton Qendrën e HANDIKOS-it ‘’Shpresoj që të vizitoj sërish Kosovën dhe të ndihmoj sa më shumë fëmijët me aftësi të kufizuara’’. Kështu tha Lucy Meyer, medaliste e pesëfishtë në sportin e notit, njëkohësisht edhe zëdhënëse e UNICEF-it në SHBA, e cila bashkë me prindërit […]
‘’Shpresoj që të vizitoj sërish Kosovën dhe të ndihmoj sa më shumë fëmijët me aftësi të kufizuara’’.
Kështu tha Lucy Meyer, medaliste e pesëfishtë në sportin e notit, njëkohësisht edhe zëdhënëse e UNICEF-it në SHBA, e cila bashkë me prindërit e saj sot qëndruan në Qendrën ditore të HANDIKOS-it në Prishtinë.
Lucy Meyer takoi për së afërmi të gjithë fëmijët, të cilëve u shprehu dashuri dhe mbështetje të madhe.
Meier bisedoi edhe me anëtarët e rritur në HANDIKOS dhe pa ambientet, dhomat dhe punishtet e Qendrës së HANDIKOS-it.
Si shenjë falënderimi, HANDIKOS i dhuroi Lucy Meyer-it dhe shefit të Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, z. Murat Sahin nga një pikturë të punuar nga vetë anëtarët.
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2652143124867295&id=362362497178714












