Më në fund reagon FFK rreth vendit ku do të zhvillohet ndeshja Maqedoni-Kosovë

Po flitet shumë rreth vendit ku do të zhvillohet ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Për shkak të tensioneve të larta politike mes këtyre dy vendeve, është e paqartë për lokacionin ku do të luhet takimi i vlefshmë për gjysmëfinalen e playoffit të Ligës së Kombeve, shkruan Periskopi. Mediet lokale raportuan se “Toshe Poreski […]
Po flitet shumë rreth vendit ku do të zhvillohet ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
Për shkak të tensioneve të larta politike mes këtyre dy vendeve, është e paqartë për lokacionin ku do të luhet takimi i vlefshmë për gjysmëfinalen e playoffit të Ligës së Kombeve, shkruan Periskopi.
Mediet lokale raportuan se “Toshe Poreski Arena” në Shkup do të jetë nikoqire e përballjes.
Sidoqoftë, FFK, me anë të sekretarit të përgjithshëm, Eroll Salihu ka mohuar këto raporte duke thënë:
“Sapo kemi ardhur nga Cyrihu dhe ende nuk e dimë nëse ndeshja do të luhet në Shkup apo diku tjetër në Maqedoninë e Veriut.”
Kështu që ende nuk kemi konfirmim rreth vendit. /Periskopi.com/












