Luis Enrique për legjendën spanjolle: Ai është tradhtar, njerëz të tillë nuk dua në stafin tim

Luis Enrique i është adresuar çështjes kontraverse se si u kthye në Kombëtaren e Spanjës për ta zëvendësuar ish-asistentin e tij, Roberto Morenon. Pas fitores kundër Rumanisë më herët në nëntor, Luis Enrique u rikthye në post pasi ishte larguar në fillim të vitit për shkak të problemeve personale, raporton Periskopi. Enrique shpjegoi se Moreno […]
Pas fitores kundër Rumanisë më herët në nëntor, Luis Enrique u rikthye në post pasi ishte larguar në fillim të vitit për shkak të problemeve personale, raporton Periskopi.
Enrique shpjegoi se Moreno nuk ishte besnik ndaj tij dhe për këtë ai nuk ka qëndruar as në rolin e asistentit.
“I vetmi person përgjegjës për largimin e Robert Morenos nga stafi teknik jam unë”, tha Enrique gjatë përballjes së tij të parë me mediat që kur u kthye në rolin e trajnerit të Spanjës, më 19 nëntor.
“Më 12 shtator, unë e takova atë në shtëpinë time dhe ai më tha se dëshironte të ishte trajner në Kampionatin Evropian dhe pastaj, nëse dëshiroja unë, ai do të bëhej ndihmësi im”.
“Unë e kuptoj se ai është ambicioz, se ëndrra e tij është të jetë trajner, por për mua kjo është tradhti, unë nuk do të bëja diçka të tillë. Për mua, kjo është një e metë e madhe. E kuptoj qëndrimin e tij, mirëpo unë nuk do ta bëja”.
“Unë i thashë atij se nuk e shoh më si ndihmësin tim dhe se nuk e di kur do të kthehem, por që dua të kthehem në punë. Ai e mbylli bisedën në mënyrë të ngrohtë dhe unë i telefonova njerëzit në stafin tim që t’ua bëj të ditur mendimin tim dhe të palës tjetër, në mënyrë që të mos keqkuptoheshin fjalët e mia”.
“Nga ai moment, unë duhet të tregoj se nuk iu afrova kurrë Federatës, nuk i telefonova kurrë. Në aspektin profesional, nuk kam asnjë arsye për ta kritikuar Robert Morenon. Ai është i përgatitur dhe është trajner i mirë”.
“Fjalët e tij thonin një gjë e veprimet e tij një gjë tjetër shumë të ndryshme. Unë nuk jam i miri në këtë film, por nuk jam as i keqi”.












