Lufta civile që po shkatërron Napolin: Krejt çka duhet të dini

Lufta civile që po shkatërron Napolin: Krejt çka duhet të dini

Klubi i madh futbollistik Napoli është në një gjendje vetë-izolimi pas krizës së madhe që ndodhi mes presidentit dhe lojtarëve, më pas presidentit dhe trajnerit dhe në fund lojtarëve dhe tifozëve. Çka ndodhi në Napoli? Në katër ndeshjet e fundit, Napoli nuk ka fituar asnjëherë, ka barazuar tri herë dhe ka humbur një herë. Por, […]

Çka ndodhi në Napoli?

Në katër ndeshjet e fundit, Napoli nuk ka fituar asnjëherë, ka barazuar tri herë dhe ka humbur një herë. Por, ishte data e 2 nëntorit ajo që nuk do ta harrojnë kurrë tifozët dhe lojtarët e Napolit.

Roma e mposhti 2-1 ekipin e Ancelottit dhe kjo e frustroi aq shumë presidentin e Napolin, De Laurentisin, saqë iu kërkoi lojtarëve që për një javë të tuboheshin e të izoloheshin për një javë duke ushtruar. Nuk kishin të drejtë që të flisnin me askënd, duhej të flinin bashkë, të ushtronin bashkë, të rrinin bashkë, e të mos shkonin madje as te familjarët e tyre.

Në një deklaratë të lëshuar nga klubi i Napolit, thuhet se mediat e kanë cilësuar gabimisht si një “tërheqje ndëshkuese” për lojtarët, njëjavëshin në vetmi. Por, stërvitja në këto kushte vetëm shpërblim nuk mund të jetë, apo jo?

Por, tërmeti katastrofal në Napoli ndodhi kur në izolimin një-javor u paraqit vetëm Carlo Ancelotti, trajneri legjendar italian. Lojtarët, të solidarizuar me njëri-tjetrin vendosën që të mos dëgjonin urdhërin e presidentit të klubit, përcjell Periskopi.

Kjo gjë e rriti edhe më shumë irritimin e presidentit kontrovers të klubit, i cili i kërcënoi të gjithë lojtarët me padi. Secilit ia uli rrogën për 25%, dhe duket se pati ndikim edhe në sjelljen e mëvonshme të tifozëve.

Menjëherë më pas, Ancelotti ndërroi aleancën edhe pse i ra që të flinte një natë krejt i vetëm duke i pritur lojtarët e tij. Ai u bë me lojtarët duke e braktisur presidentin. Por, tifozët e përshkallëzuan edhe më shumë krizën te ekipi i Napolit, duke vandalizuar në mënyrë të paprecedent lojtarët e ekipit të tyre. Secili prej këtyre lojtarëve ka punësuar roje personale, pasi që shtëpitë dhe vetë lojtarët, një prej tyre Zielinsky, ishin sulmuar nga tifozët napolitanë.

Askush nuk kishte pritur që tifozët të bëheshin me presidentin e klubit në këtë rast, por ja që një gjë e tillë ndodhi.

Çka pritet të ndodh më pas?

Ka raportime në mediat italiane që sugjerojnë se De Laurentis po shqyrton shitjen e klubit për rreth 900 milionë euro. Por, derisa të ndodh një gjë e tillë, klubi pritet të ketë rënie drastike dhe në merkaton e janarit, shumica e lojtarëve kryesorë pritet të largohen, përfshirë Mertensin, Insignen, Koulibalyn e Ruizin.

Ndërkohë, aktualisht mbetet në fuqi kërkesa e klubit që asnjë prej lojtarëve të mos lëshojë deklarata për media deri në një vendim tjetër./Periskopi

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova