Lot gëzimi, Alvini bashkohet me babain dhe dy motrat pas khimit nga Siria

Lot gëzimi, Alvini bashkohet me babain dhe dy motrat pas khimit nga Siria

Alvin Berisha mbërrin në Itali. 11-vjeçari me origjinë shqiptare u transferua me një fluturim të planifikuar nga Alitalia (AZ 827). Ai mbërriti nga Beiruti pas orës 07:00 në aeroportin e Romës Fiumicino, ku u prit nga babai dhe dy motrat. “Gëzim i jashtëzakonshëm që mundëm të sjellim vogëlushin Alvin përsëri në Itali, në krahët e […]

Alvin Berisha mbërrin në Itali. 11-vjeçari me origjinë shqiptare u transferua me një fluturim të planifikuar nga Alitalia (AZ 827).

Ai mbërriti nga Beiruti pas orës 07:00 në aeroportin e Romës Fiumicino, ku u prit nga babai dhe dy motrat.

“Gëzim i jashtëzakonshëm që mundëm të sjellim vogëlushin Alvin përsëri në Itali, në krahët e familjes së tij. Duhet të punojmë më shumë për fëmijët e tjerë në Al-Hol dhe në fusha të tjera në Siri. Është një situatë komplekse, por nëse ekziston vullnet politik, mund të bëhet ” shkruan Presidenti i Kryqit të Kuq italian, Francesco Rocca.

Në moshën 6 vjeçare, në dhjetor të 2014, Alvin Berisha fluturoi drejt Sirisë me të ëmën që donte ti bashkohej ISIS.
Vogëlushi shqiptar, nëna e të cilit do të vdiste në një shpërthim së bashku me bashkëshortin e ri dhe djalin që kishin së bashku, do të përfundonte më pas në kampin e refugjatëve Al Hol, në veri-lindje të Sirisë, atje dhe ku u gjet.

U desh një operacion i mirëorganizuar nga autoritetet italiane dhe shqiptare si dhe organizatat humanitare për të bërë të mundur nxjerrjen e tij nga kampi dhe bashkimin e Alvinit me familjen e tij.
Tashmë sfidë për shtetin shqiptar mbetet kthimi i rreth 28 fëmijëve të tjerë shqiptarë që gjenden në kamp./Ora News/

 

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj